Mikea Chapter 5

For English

Read Mikea Chapter 5 Online

Read Mikea Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Mikea in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Mikea and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Mikea 5

Kapitulli 5

1. Tani, bashkohu tok, o bijë e trupave. Na kanë rrethuar; me shufër godasin mbi faqe gjyqtarin e Izraelit.

2. "Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë".

3. Prandaj ai do t'i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të pjellë ka për të pjellur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t'u kthehet bijve të Izraelit.

4. Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës.

5. Dhe ai vetë do të jetë paqja. Kur Asiri do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë në pallatet tona, ne do të nxjerrim kundër tij shtatë barinj dhe tetë princa nga njerëzit e zakonshëm.

6. Ata do të shkatërrojnë vendin e Asirisë me shpatë dhe tokën e Nimrodit në portat e saj; kështu ai do të na çlirojë nga Asiri në rast se do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë kufijtë tanë.

7. Kusuri i Jakobit, në mes të shumë popujve, ka për qenë si një vesë e dërguar nga Zoti, si një shi i dendur mbi barin, që nuk pret njeriun dhe nuk shpreson asgjë nga bijtë e njerëzve.

8. Kusuri i Jakobit do të jetë midis kombeve, në mes të shumë popujve, si një luan midis kafshëve të pyllit, si një luan i vogël midis kopeve të dhenve, i cili, po të jetë se kalon në mes, shkel dhe shqyen pa i dhënë mundësi askujt t'i shpëtojë.

9. Dora jote do të ngrihet kundër kundërshtarëve të tu dhe tërë armiqtë e tu do të shfarosen.

10. "Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti, "që unë do t'i zhduk kuajt e tu në mes teje dhe do të shkatërroj qerret e tua;

11. do të zhduk qytetet e vendit tënd dhe do të rrëzoj tërë fortesat e tua;

12. do të zhduk nga dora jote artet magjike dhe ti nuk do të kesh më shortarë;

13. do të zhduk në mes teje figurat e tua të gdhëndura dhe shtyllat e tua të shenjta, dhe ti nuk do të biesh më përmbys përpara veprës së duarve të tua.

14. Do të çrrënjos në mes teje Asherahët e tu dhe do të shkatërroj qytetet e tua.

15. Do të hakmerrem me zemërim dhe me tërbim me kombet që nuk kanë dashur të dëgjojnë".

About Mikea Chapter 5

Read Mikea Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Mikea in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Mikea
Chapter: 5
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Mikea. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Mikea Chapter 5 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Mikea Chapter 5?

Mikea Chapter 5 is part of the Book of Mikea in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Mikea Chapter 5 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 2
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from mikea

  1. Mikea Chapter 3
  2. Mikea Chapter 1
  3. Mikea Chapter 4
  4. Mikea Chapter 7
  5. Mikea Chapter 2
  6. Mikea Chapter 6

Related Chapters & Readings

  1. Ruthi Chapter 4
  2. Mateu Chapter 5
  3. 1 Samuelit Chapter 24
  4. Jozueu Chapter 18
  5. Fjalët e urta Chapter 18
  6. Jobi Chapter 8
  7. Zbulesa Chapter 3
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *