Read Hagai Chapter 1 Online
Read Hagai Chapter 1 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Hagai in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Hagai and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Hagai 1
Kapitulli 1
1. Në vitin e dytë të mbretit Dar, në muajin e gjashtë, ditën e parë të muajit, fjala e Zotit iu drejtua me anë të profetit Hagai, Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, duke thënë:
2. "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ky popull thotë: "Nuk ka ardhur ende koha, koha kur duhet të rindërtohet shtëpia e Zotit"".
3. Atëherë fjala e Zotit iu drejtua atyre me anë të profetit Hagai, duke thënë:
4. "A është vallë për ju koha për të banuar në shtëpitë tuaja të mbuluara mirë, ndërsa ky tempull është ende i rrënuar?".
5. Prandaj Zoti i ushtrive thotë tani: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
6. Ju keni mbjellë shumë, por keni korrur pak; ju hani por jo aq sa të ngopeni; ju pini, por jo aq sa të shuani etjen tuaj; ju visheni, por askush nuk rrin ngrohtë; ai që fiton një mëditje, e fiton për ta shtënë në një qese të shpuar".
7. Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
8. Ngjituni ndër male, sillni lëndën dhe ndërtoni tempullin, që të mund të gëzohem për të dhe kështu të jem i përlëvduar", thotë Zoti.
9. Ju prisnit shumë, por në realitet keni pasur pak; pastaj, kur e keni çuar në shtëpi, unë e shpërndava. Përse?", thotë Zoti i ushtrive, "për shkak të tempullit tim që është i rrënuar, ndërsa secili prej jush rend në shtëpinë e vet.
10. Për këtë arsye qielli e ka ndalur vesën sipër jush dhe toka e ka mbajtur prodhimin e vet.
11. Dhe unë e thirra thatësirën mbi vendin, mbi malet, mbi grurin, mbi mushtin, mbi vajin dhe mbi gjithshka që prodhon toka, mbi njerëzit, mbi bagëtinë dhe mbi gjithë punën e duarve tuaja".
12. Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe Jozueu, biri i Jehotsadakut, kryeprift, dhe gjithë pjesa tjetër e popullit e dëgjuan zërin e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Hagai, sepse Zoti,
13. Atëherë Hagai, lajmëtari i Zotit, i shpalli popullit mesazhin e Zotit, duke thënë: "Unë jam me ju, thotë Zoti".
14. Kështu Zoti e zgjoi frymën e Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës dhe frymën e Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift dhe frymën e gjithë pjesës tjetër të popullit; atëherë ata erdhën dhe filluan punën për shtëpinë e Zotit të ushtrive, Perëndisë së tyre,
15. në ditën e njëzetekatërt të muajit të gjashtë, në vitin e dytë të mbretit Dar.
About Hagai Chapter 1
Read Hagai Chapter 1 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Hagai in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Hagai
Chapter: 1
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Hagai. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Hagai Chapter 1 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Hagai Chapter 1?
Hagai Chapter 1 is part of the Book of Hagai in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Hagai Chapter 1 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from hagai
- Hagai Chapter 1
- Hagai Chapter 2
- Hagai Chapter 2
- Hagai Chapter 2
- Hagai Chapter 1
- Hagai Chapter 2
- Hagai Chapter 1