Ester Chapter 2

For English

Read Ester Chapter 2 Online

Read Ester Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ester in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Ester and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Ester 2

Kapitulli 2

1. Mbas këtyre ngjarjeve, kur zemërimi i mbretit Asuero u qetësua, atij iu kujtua Vashti, atë që kishte bërë ajo dhe çfarë kishte vendosur lidhur me të.

2. Atëherë shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij i thanë: "Të kërkohen për mbretin vajza të virgjëra dhe të hijshme;

3. mbreti le të caktojë në tërë krahinat e mbretërisë së tij komisarë, të cilët të mbledhin tërë vajzat e virgjëra të hijshme në qytetin e Suzës, në shtëpinë e grave nën mbikqyrjen e Hegait, eunukut të mbretit dhe rojtar i grave, që do t'u japë atyre melhemet për t'u pastruar.

4. Vajza që do t'i pëlqejë mbretit të bëhet mbretëreshë në vend të Vashtit". Ky propozim u pëlqye nga mbreti dhe kështu u veprua.

5. Në qytetin e Suzës ishte një jude i quajtur Mardoke, bir i Jairit, bir i Shimeit, bir i Kishit, një Beniaminit,

6. që e kishin internuar nga Jeruzalemi bashkë me mërgimtarët e sjellë në robëri me Jekoniahun, mbretin e Judës, nga Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë.

7. Ai e kishte rritur Hadasahun, domethënë Esterin, bijën e ungjit të tij, sepse ajo nuk kishte as baba as nënë. Vajza ishte e hijshme dhe kishte trup të bukur; pas vdekjes së atit dhe të nënes së saj, Mardokeu e mori si bijën e tij.

8. Kur urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij u përhapën, dhe shumë vajza u mblodhën në qytetin e Suzës nën mbikqyrjen e Hegait, edhe Esterin e çuan në pallatin e mbretit nën mbikëqyrjen e Hegait, rojtarit të grave.

9. Vajza i pëlqeu dhe fitoi simpatinë e tij; kështu ai u shpejtua t'i japë melhemet për pastrimin dhe ushqimin e saj; i dha gjithashtu shtatë vajza të reja të zgjedhura në pallatin e mbretit dhe e zhvendosi bashkë me to në apartamentin më të mirë të shtëpisë së grave.

10. Esteri nuk kishte treguar asgjë as për popullin e saj as për vendin e prejardhjes së saj, sepse Mardokeu e kishte urdhëruar të mos tregonte.

11. Çdo ditë Mardokeu shëtiste përpara oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh si ishte Esteri dhe ç'po bëhej me të.

12. Kur i vinte radha çdo vajzë të hynte te mbreti Asuero, mbasi kishte bërë dymbëdhjetë muaj përgatitjesh, sipas rregulloreve të grave, sepse kështu plotësoheshin ditët e pastrimit të tyre; gjashtë muaj për t'u lyer me vaj të mirrës dhe gjashtë muaj me aroma dhe melheme të grave për t'u pastruar,

13. vajza shkonte te mbreti; i lejohej të merrte me vete nga shtëpia e grave në pallatin e mbretit tërë ato që donte.

14. Atje ajo shkonte në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes kalonte në shtëpinë e dytë të grave, nën mbikëqyrjen e Shaashgazit, eunukut të mbretit dhe rojtar i konkubinave. Ajo nuk kthehej më te mbreti, veçse po ta kërkonte mbreti dhe ta thërrisnin me emër.

15. Kur i erdhi radha për të shkuar te mbreti Esterit, bijës së Abihailit, ungji i Mardokeut, që e kishte marrë me vete si bijën e tij, ajo nuk kërkoi asgjë veç asaj që i tregoi Hegai, eunuku i mbretit, rojtari i grave. Dhe Esteri fitoi simpatinë e të gjithë atyre që e shihnin.

16. Esterin e çuan te mbreti Asuero në pallatin e tij mbretëror muajin e dhjetë, domethënë në muajin e Tebethit, në vitin e shtatë të mbretërimit të tij.

17. Mbreti e dashuroi Esterin më tepër se gjithë gratë e tjera, dhe ajo gjeti hir dhe mirëdashje në sytë e tij më tepër se tërë vajzat e tjera. Kështu ai i vuri mbi kokë kurorën mbretërore dhe e bëri mbretëreshë në vend të Vashtit.

18. Pastaj mbreti shtroi një banket të madh për tërë princat dhe shërbëtorët e tij, banketin e Esterit; përveç kësaj ai u dha një ditë pushimi krahinave dhe bëri dhurata me bujari mbretërore.

19. Kur vajzat u mblodhën herën e dytë, Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit.

20. Esteri, sipas urdhrit që Mardokeu i kishte dhënë, nuk kishte treguar asgjë as për vendin e prejardhjes së saj, as për popullin e saj. Në të vërtetë Esteri zbatonte urdhërat e Mardokeut, ashtu si në kohën kur ishte nën kujdestarinë e tij.

21. Në ato ditë, ndërsa Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit, Bigtani dhe Tereshi, dy eunukë të mbretit dhe rojtarë të pragut, u zemëruan dhe kërkuan të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.

22. I njoftuar për këtë gjë, Mardokeu lajmëroi mbretëreshën Ester, dhe Esteri informoi mbretin në emër të Mardokeut.

23. U bënë hetime dhe u provua se gjëja ishte e vërtetë, të dy eunukët u varën në trekëmbësh; pastaj kjo ngjarje u regjistrua në librin e Kronikave, në prani të mbretit.

About Ester Chapter 2

Read Ester Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ester in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Ester
Chapter: 2
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Ester. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Ester Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Ester Chapter 2?

Ester Chapter 2 is part of the Book of Ester in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Ester Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 2
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from Ester

  1. Ester Chapter 10
  2. Ester Chapter 4
  3. Ester Chapter 5
  4. Ester Chapter 3
  5. Ester Chapter 3
  6. Ester Chapter 5
  7. Ester Chapter 5

Related Chapters & Readings

  1. 2 Korintasve Chapter 11
  2. Jeremia Chapter 15
  3. Zbulesa Chapter 16
  4. Fjalët e urta Chapter 28
  5. 2 Mbretërve Chapter 1
  6. 1 Korintasve Chapter 1
  7. Mikea Chapter 4
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *