Read Efesianëve Chapter 3 Online
Read Efesianëve Chapter 3 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Efesianëve in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Efesianëve and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Efesianëve 3
Kapitulli 3
1. Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,
2. dhe nëse keni dëgjuar për dhënien e hirit të Perëndisë, që më është besuar për ju;
3. se si, me zbulesë, ai ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë.
4. Duke i lexuar këto, ju mund të kuptoni cila është inteligjenca ime në misterin e Krishtit,
5. që nuk iu bë i njohur në epokat e tjera bijve të njerëzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve të shenjtë dhe profetëve të tij me anë të Frymës,
6. që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,
7. shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m’u dha në sajë të fuqisë së tij.
8. Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m’u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,
9. dhe për t’u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;
10. që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,
11. sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,
12. në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.
13. Për këtë arsye ju lutem që të mos dekurajoheni për shkak të mundimeve të mia që vuaj për ju, e cila është lavdia juaj.
14. Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht,
15. nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë,
16. që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm,
17. që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,
18. që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia,
19. dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.
20. Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,
21. atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.
About Efesianëve Chapter 3
Read Efesianëve Chapter 3 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Efesianëve in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Efesianëve
Chapter: 3
Testament: New Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Efesianëve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Efesianëve Chapter 3 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Efesianëve Chapter 3?
Efesianëve Chapter 3 is part of the Book of Efesianëve in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Efesianëve Chapter 3 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Re
- Luka Chapter 18
- Luka Chapter 11
- Luka Chapter 1
- Luka Chapter 2
- Luka Chapter 5
- Luka Chapter 14
- Luka Chapter 7
Explore More from efesianeve
- Efesianëve Chapter 6
- Efesianëve Chapter 4
- Efesianëve Chapter 1
- Efesianëve Chapter 2
- Efesianëve Chapter 5