Amosi Chapter 4

For English

Read Amosi Chapter 4 Online

Read Amosi Chapter 4 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Amosi in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Amosi and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

A+ A A-

Amosi 4

Kapitulli 4

1. Dëgjoni këtë fjalë, lopë të Bashanit, që ndodheni mbi malin e Samarisë, ju, që shypni të mjerët, që keqtrajtoni të varfrit, që u thoni zotërinjve tuaj: "Sillni verë dhe ta pimë".

2. Zoti, Zoti, është betuar për shenjtërinë e tij: "Ja, do të vinë për ju ditë në të cilat do t'ju zënë me çengela dhe ata që kanë mbetur me grepa peshkimi.

3. Do të dilni nëpër të çara, secili drejt përpara, dhe do t'ju hedhin në Harmon", thotë Zoti.

4. "Shkoni në Bethel dhe kryeni mëkate; në Gilgal kryeni edhe më shumë mëkate. Sillni çdo mëngjes flijimet tuaja dhe çdo tri ditë të dhjetat tuaja.

5. Ofroni një flijim falënderimi me maja. Shpallni ofertat me dëshirë dhe i propagandoni, sepse kështu ju pëlqen të veproni, o bij të Izraelit", thotë Zoti, Zoti.

6. "Ju kam lënë gojë thatë në të gjitha qytetet tuaja dhe pa bukë në të gjitha banesat tuaja, por nuk jeni kthyer tek unë", thotë Zoti.

7. "Kam ndalur shiun gjithashtu prej jush tre muaj para korrjes. Kam bërë të bjerë shi mbi një qytet, ndërsa nuk ka rënë shi mbi një qytet tjetër. Mbi një pjesë të arës ka rënë shi, por pjesa ku nuk ka rënë shi është tharë.

8. Kështu dy ose tre qytete endeshin drejt një qyteti tjetër për të pirë ujë, por pa shuar dot etjen; por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.

9. "Ju godita me blozën dhe me ndryshkun. Krimbi ka ngrënë kopshtet tuaja të shumta, vreshtat tuaja, fiqtë tuaj, ullinjtë tuaj, por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.

10. "Dërgova midis jush murtajën, ashtu si kisha bërë në Egjipt; vrava të rinjtë tuaj me shpatë bashkë me kuajt e zënë; bëra që duhma e kampeve tuaj të ngjitet deri te flegrat tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.

11. "Ju përlava, si Sodoma dhe Gomora, ju ishit si një urë zjarri, dhe nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.

12. "Prandaj kështu do të sillem me ty, o Izrael; dhe duke qenë se unë do të bëj këtë kundër teje, përgatitu, o Izrael, të takosh Perëndinë tënd".

13. Sepse ja, ai që formon malet dhe krijon erën, që i bën të njohur njeriut cili është mendimi i tij, që e kthen agimin në terr dhe ecën mbi vendet e larta të tokës: Zoti, Perëndia i ushtrive, është emri i tij.

About Amosi Chapter 4

Read Amosi Chapter 4 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Amosi in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Amosi
Chapter: 4
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Amosi. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Amosi Chapter 4 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Amosi Chapter 4?

Amosi Chapter 4 is part of the Book of Amosi in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Amosi Chapter 4 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from amosi

  1. Amosi Chapter 1
  2. Amosi Chapter 3
  3. Amosi Chapter 2
  4. Amosi Chapter 5
  5. Amosi Chapter 8
  6. Amosi Chapter 7
  7. Amosi Chapter 9

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. 2 Mbretërve Chapter 18
  2. Jobi Chapter 14
  3. Psalmet Chapter 114
  4. Isaia Chapter 64
  5. Danieli Chapter 8
  6. Nahumi Chapter 3
  7. Amosi Chapter 1

Related Chapters & Readings

  1. Luka Chapter 3
  2. Eksodi Chapter 16
  3. Psalmet Chapter 22
  4. Joeli Chapter 3
  5. Ezekieli Chapter 40
  6. Jeremia Chapter 44
  7. Isaia Chapter 2
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *