Read Osea Chapter 5 Online
Read Osea Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Osea in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Osea and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Osea 5
Kapitulli 5
1. "Dëgjoni këtë, o priftërinj, kushtojini kujdes ju të shtëpisë së Izraelit, vini veshin, o shtëpi e mbretit; sepse ky gjykim është kundër jush. Në fakt ju keni qenë një lak në Mitspah dhe një rrjetë e shtrirë mbi Tabor.
2. Ata që devijojnë kanë rënë thellë në masakër, por unë do t'i dënoj të gjithë.
3. Unë e njoh Efraimin, dhe për mua Izraeli nuk është aspak i panjohur; tani, o Efraim, ti je kurvëruar; Izraeli është ndotur.
4. Veprimet e tyre nuk u lejojnë atyre të kthehen te Perëndia i tyre, sepse fryma e kurvërimit është në mes të tyre dhe nuk njohin Zotin.
5. Por kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij; prandaj Izraeli dhe Efraimi do të bien për shkak të paudhësisë së tyre, dhe bashkë me ta do të bjerë edhe Juda.
6. Me kopetë e tyre dhe me tufat e tyre do të shkojnë në kërkim të Zotit, por nuk do ta gjejnë; ai është tërhequr prej tyre.
7. Kanë vepruar me mashtrim kundër Zotit, sepse kanë bërë fëmijë me shkelje të kurorës; tani një muaj i vetëm do t'i hajë ata dhe vendin e tyre.
8. I bini bririt në Gibeah, i bini borisë në Ramah, jepni alarmin në Beth-aven; armikun e ke prapa krahëve të tua, o Beniamin.
9. Efraimi do të shkretohet ditën e ndëshkimit; midis fiseve të Izraelit unë të bëj të ditur një gjë të sigurt.
10. Krerët e Judës janë si ata që zhvendosin kufijtë; unë do ta derdh zemërimin tim mbi ta si uji.
11. Efraimi është një shtypës dhe një shkelës i drejtësisë, sepse ka ndjekur me vendosmëri urdhrat njerëzore.
12. Prandaj unë do të jem për Efraimin si një tenjë dhe për shtëpinë e Judës si një karies.
13. Kur Efraimi pa sëmundjen e tij dhe Juda plagën e tij, Efraimi shkoi në Asiri dhe i dërgoi lajmëtarë mbretit Jareb; megjithatë ai nuk mund t'ju shërojë as t'ju mjekojë plagën.
14. Sepse unë do të jem për Efraimin si një luan dhe për shtëpinë e Judës si një luan i vogël; unë, unë vetë do ta shqyej dhe do të largohem; do të marr me vete prenë dhe askush nuk do të ma heqë.
15. Do të kthehem në vendin tim deri sa të njohin që janë fajtorë dhe do të kërkojnë me siguri fytyrën time; në mjerimin e tyre do të më kërkojnë me zell".
About Osea Chapter 5
Read Osea Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Osea in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Osea
Chapter: 5
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Osea. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Osea Chapter 5 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Osea Chapter 5?
Osea Chapter 5 is part of the Book of Osea in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Osea Chapter 5 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from Osea
- Osea Chapter 4
- Osea Chapter 2
- Osea Chapter 6
- Osea Chapter 8
- Osea Chapter 11
- Osea Chapter 7
- Osea Chapter 11